Paketa e dytë, shpërndahet 53% e shumës të parashikuar, më pak përfitues deri tani nga sektori i turizmit

Publikuar tek: ekonomi, më 07:58 02-06-2020 Paketa e dytë, shpërndahet 53% e shumës të parashikuar, më pak përfitues deri tani nga sektori i turizmit Ilustruese

Rreth 53% e përfituesve nga 210 mijë që parashikohen të jenë me paketën e zgjeruar kanë përfituar pagesën 40 mijë lekë, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë të Financave.

Nga paketa e dytë janë paguar rreth 112 mijë punonjës në 36,355 biznese. Paketa e dytë u zgjerua me 32 mijë përfitues nga 176 që ishte në fillim, pas ndryshimit të VKM, për përfshirjen për të larguarit nga puna për periudhën 1 Mars-17 Maj,  deri më 10 Prill që ishte më parë. Fondi  i lëvruar është 4,5 mld lekë nga 8,4 mld lekë që është shuma totale e parashikuar pas ndryshimeve të aktit normativ të qeverisë.

Shpërndarja e Masës 4 që përfshin subvencionimin e pagës së luftës për punonjësit e strukturave akomoduese në sektorin e turizmit është më i ulëti.  Për masën 4, deri tani janë paguar 4,280 punonjës në 858 biznese nga 10 mijë punonjës që parashikohet të përfitojnë.

Nga Masa 3 që përfshin subvencionim për të gjithë punonjësit e bizneseve me të ardhura nën 14 milionë lekë (përjashtuar 8,000 persona në profesionet e lira, tregtia, farmacitë, përfituesit e pagës së luftës së Paketës 1, etj.) deri tani janë paguar 60,511 punonjës nga 100 mijë punonjës të parashikuar në 28,655 biznese nga 46,520 të totalit të bizneseve përfituese.

Deri tani nga Masa 2 – mbështetje për të larguarit nga puna në priudhën 1 Mars – 17 Maj (për të gjitha subjektet e hapura apo të mbyllura nga urdhërat e MSHMS-së) janë paguar 28,833 punonjës në 4,324 biznese.  Nga Ministria e Financave në fillim parashikohej që të ishin 40 mijë punonjës të larguar nga puna në 6,300 biznese. Me zgjerimin e paketës numri i përfituesve arrin 72 mijë.

Për përfituesit e rinj nga masa 2, pas ndryshimit të vendit aplikimi nga bizneset kryhet online deri më 5 qershor. Për rastet kur biznesi nuk do të kryejë aplikimin brenda datës 5 Qershor 2020, të gjithë punonjësve përfitues, do t’iu jepet mundësia për përfitimin e ndihmës financiare në mënyrë automatike. Kjo do të realizohet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo të ish-punësuarit do të dorëzojnë.

Nga Masa 1 – subvencionim për punonjësit e larguar + aktualë në bizneset me të ardhura 14+ milionë lekë të mbyllur nga urdhërat e MSHMS-së  janë paguar 7,632 punonjës apo 679 biznese. Sipas të dhënave të Ministrisë të Financave në total në 1,286 biznese me xhiro mbi 14 mln lekë do të përfitojnë 26 mijë punonjës(nga të cilët 6 mijë të larguar nga puna.)/ Monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094201564788818
array(1) { ["section"]=> string(109) "paketa-e-dyte-shperndahet-53-e-shumes-te-parashikuar-me-pak-perfitues-deri-tani-nga-sektori-i-turizmit-208716" }