‘Paketa joefektive’, Basha pas takimit me Dhomën e Tregtisë: Menaxhimi i krizës ekonomike dështimi më i madh i Ramës (PLANI I PD)

Publikuar tek: politike, më 10:47 31-05-2020 ‘Paketa joefektive’, Basha pas takimit me Dhomën e Tregtisë: Menaxhimi i krizës ekonomike dështimi më i madh i Ramës (PLANI I PD) Basha ne takim

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë në lidhje me krizën ekonomike të shkaktuar si pasojë e pandemisë.

Basha shkruan se gjatë takimit u tha se paketat e ndërmarra për rimëkëmbjen e ekonomisë kanë qenë joefektive, ndërsa shton se menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Më tej Basha shton se PD ka një plan konkret për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Postimi i Bashës: Me përfaqësinë më të lartë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë diskutuam për krizën ekonomike pas pandemisë Covid 19 dhe për alternativat tona për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare. Ata shprehen shqetësimin e tyre se Paketa 1 dhe 2 të ndërmarra nga qeveria kanë qënë joefektive dhe me një ndikim të papërfillshëm tek biznesi. Masa e financimit është shumë e ulët ndërsa pengesat burokratike i kanë bërë ato të pazbatueshme. Si rrjedhiojë, sot në kohë emergjence financimi i ekonomisë është inekzistent, ndërsa sektorë si biznesi prodhues, turizmi, bujqësia dhe transporti mbeten ende pa asnjë mbështetje.

Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Fatkeqësisht, këto dështime po i kushtojnë shumë shtrenjt shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre që sot po varfërohen edhe më shumë. Partia Demokratike propozoi masa konkrete mbështetëse për biznesin vendas dhe për të punësuarit e tij por Rama zgjodhi ti harxhojë lekët e buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin.

Unë dhe opozita e kemi një plan konkret për rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve: ky është është prioriteti absolut i progranmit tonë ku përveç ndihmës financiare për të kapërcyer krizën ne do të ofrojmë edhe instrumentat dhe financimin e duhur për ekonominë prodhuese, uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klientelizmit, si dhe mbështetjen dhe financimin e projekteve madhore ekonomike që do krijojnë punësim dhe mirëqënie për shqiptarët.

101144041_3205164056201420_3200072234081189888_o.jpg

101560525_3205164169534742_3299270400772407296_o.jpg

101548725_3205164092868083_3942485944266915840_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090069770812988
array(1) { ["section"]=> string(130) "paketa-joefektive-basha-pas-takimit-me-dhomen-e-tregtise-menaxhimi-i-krizes-ekonomike-deshtimi-me-i-madh-i-rames-plani-i-pd-208491" }