Pakistan, rrëzohet helikopteri me diplomatë, humbin jetën ambasadori norvegjez dhe filipinas

Publikuar tek: bota, më 09:58 08-05-2015 Pakistan, rrëzohet helikopteri me diplomatë, humbin jetën ambasadori norvegjez dhe filipinas

Ambasadori norvegjez ai i filipineve, bashkëshortet e ambasadorëve malaizian dhe indonezian si dhe dy pilotë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit ushtarak me të cilin po udhëtonin në veri të Pakistanit.

Helikopteri u rrëzua pranë një shkolle në luginën Naltar. Nga incidenti kanë mbetur të plagosur edhe ambasadori polak dhe hollandez.

Të plagosurit janë dërguar në një spital ushtarak pranë qytetit Gilgit. Kanë qenë 3 helikopterë të cilët po transportonin delegacionin e diplomatëve të huaj dhe ndihmësve të tyre. Ende nuk dihen shkaqet e qarta të rrëzimit të njërit prej helikopterëve. Kryeministri i Pakistanit Naëaz Sharif po udhëton drejt vendngjarjes në qytetin e Gilgit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01101279258728
array(1) { ["section"]=> string(96) "pakistan-rrezohet-helikopteri-me-diplomate-humbin-jeten-ambasadori-norvegjez-dhe-filipinas-10631" }