Pakistani kalon 207 milion banorë, popullsia rritet me ritme alarmante

Publikuar tek: bota, më 23:01 10-09-2017 Pakistani kalon 207 milion banorë, popullsia rritet me ritme alarmante

Pakistani ka arritur popullsinë e 207.7 milion banorë, duke u shndërruar në vendin e pestë më të populluar në botë.

Ekspertët kanë qenë në dijeni të rritjes së madhe prej vitesh, ajo ishte e dukshme në shkolla, klinika dhe lagjet e varfra, por tanimë kanë një pasqyrë të qartë të situatës që ata e quajnë alarmante.

Nga viti 1998 popullisa e Pakistanit është rritur me 57%. Por sipas autoriteteve kjo rritje mund të vendosë seriozisht në rrezik ekonominë e të gjithë vendit, ku 60% e popullsisë jeton në varfëri ekstreme.

Injoranca publike, indiferenca politike dhe tabutë fetare, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e popullsisë, thonë ekspertët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038839101791382
array(1) { ["section"]=> string(75) "pakistani-kalon-207-milion-banore-popullsia-rritet-me-ritme-alarmante-91866" }