Pako e ndihmës 55 mijë lekë, Kryemadhi tregon kuponin: I bleva të njëjtat gjëra me pakicë dhe 4 kile fasule, më bënë 27 mijë lekë

Publikuar tek: politike, më 22:03 28-05-2020 Pako e ndihmës 55 mijë lekë, Kryemadhi tregon kuponin: I bleva të njëjtat gjëra me pakicë dhe 4 kile fasule, më bënë 27 mijë lekë Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzon Bashkinë e Tiranës për vjedhje me pakot e ndihmave që po shpërndan gjatë pandemisë së koronavirusit.

 

Për ta provuar këtë vjedhje, Kryemadhi tha se vendosi të blejë në një supermarket me pakicë në Tiranë të njëjtat produkte që ka pakoja e ndihmës së Bashkisë me vlerë 55 mijë lekë.

Kryemadhi tregoi kuponin tatimor dhe tha se produktet i kushtuan 27 mijë lekë, madje bleu edhe 4 kile fasule. Ajo akuzoi Veliajn se vjedh 15 euro për çdo pako ushqimore.

Deklarata e Kryemadhit në emisionin e gazetarit Çim Peka:

Unë sot kam shkuar dhe kam blerë me pakicë në supermarket të njëjtat gjëra. 55 mijë lekë e ka pakon ky zotëria.

Unë kam shkuar dhe i kam blerë sot të njëjtat gjëra me pakicë dhe me TVSH dhe më kanë bërë 27 mijë lek, 26 mijë e 900 lekë, kam marrë edhe 4 kile fasule, shto edhe 11 mije e 600 lekë. Pra ky zoteria sikur t’i blente me pakicë ka vjedhur për çdo pako 15 euro. Ja ku i ke, katër kile oriz, ja ku i kam marrë unë katër kile oriz.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095851421356201
array(1) { ["section"]=> string(133) "pako-e-ndihmes-55-mije-leke-kryemadhi-tregon-kuponin-i-bleva-te-njejtat-gjera-me-pakice-dhe-4-kile-fasule-me-bene-27-mije-leke-208207" }