Një pako e gjetur sot para 'Teatrit Skamp'a në Elbasan, me lëndë narkotike, alarmoi të gjithë.
Sipas njoftimit të policisë, sot në Lagjen "Luigj Gurakuqi", në Bulevardin kryesor në kryqëzimin "Kristoforidhi", është marrë informacion se në tokë poshtë një automjeti që ishte i parkuar ndodhej një pako e zezë e dyshuar me lëndë plasëse.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat kanë evakuuar personat përreth duke vendosur perimetrin e sigurisë.
Në vendngjarje mbërritën forcat antieksploziv të Reneas, ku pas veprimeve të para rezultoi se brenda pakos kishte lëndë eksplozive.
Specialistët antieksploziv të RENEAs më pas bënë çaktivizimin e lëndës plasëse.
Nga kqyrja paraprake rezultoi se brenda pakos kishte rreth 300 gramë lëndë eksplozive si dhe një aparat celular.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për të përcaktuar nëse lënda eksplozive ishte vendosur me qëllim shpërthimin e automjetit në pronësi të F.V që ndodhej i parkuar, apo ka pasur destinacion tjetër.