Pakti detar me Greqinë, shpërthejnë debatet brenda grupit negociator shqiptar

Publikuar tek: aktualitet, më 19:11 18-04-2018 Pakti detar me Greqinë, shpërthejnë debatet brenda grupit negociator shqiptar

Kur u duk se me marrjen e autorizimit nga Presidenca për dhënien e plotfuqisë për nisjen e negociatave me Greqinë, Ministria e Jashtme mund të niste e qetë diskutimet me palën greke, brenda grupit të 13 negociatorëve duket se kanë nisur debate.

Vizion Plus ka mësuar se ato lidhen me vijën e detit territorial te Shqipërisë, një pike kjo e ngritur si në letërkëmbimet mes Ministrisë dhe Presidencës, por dhe e parashtruar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mësohet se negociatori Ksenofon Krisafi ka kërkuar që vija e detit territorial të jetë pjesë e dosjes, një kërkesë kjo që nuk ka gjetur mbështetjen e negociatorit tjetër Artur Meçollari.

Nga ana e tij Meçollari refuzoi të jepte një koment mbi këtë çështje, ndërsa Krisafi u shpreh se diskutimet nuk mund të konsiderohen domosdoshmërish debate, duke mohuar një përplasje.

Natyrisht që diskutimet i shërbejnë procesit të negociatave, por kur autorizimi i Presidentit Ilir Meta është dhënë me kushtin që grupi negociator të pajiset me një sërë dokumentesh përpara se të ulet në tryezë me palën greke, përfshi këtu dhe Vijën e Detit Territorial, mund të sjellë që nëse një prej kushteve nuk përmbushet, kreu i shtetit mund të tërheq autorizimin. A mund të sjell kjo një tjetër përplasje mes Ministrisë dhe Presidencës, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim, nëse grupi negociator do të marrë në dorëzim të gjitha dokumentet që ishin vënë si kusht nga Presidenti, pas lëshimit te autorizimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Breshëri plumbash ndaj shqiptarit në Itali, ja ku dyshon policia
Një javë e humbur, gjendet në Irlandë 17-vjeçarja shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.0097839832305908
array(1) { ["section"]=> string(83) "pakti-detar-me-greqine-shperthejne-debatet-brenda-grupit-negociator-shqiptar-117375" }