Pakti per universitetin, Manastirliu: Nis praktika klinike verore për studentët (DO NJIHET SI EKSPERIENCË PUNE)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:42 11-07-2019 Pakti per universitetin, Manastirliu: Nis praktika klinike verore për studentët (DO NJIHET SI EKSPERIENCË PUNE)

Në kuadër të Paktit për Universitetin, Ministria e Shëndetësinë dhe Mbrojtjes Sociale ka mundësuar për studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore kryerjen e praktikës klinike në Laboratorin Qendror të Programit të Kontrollit Mjekësor Baze.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook ka njoftuar se 12 studentët e parë po kryejnë praktikën klinike në laborator.

“12 të parët po përfundojnë praktikën. Cikli vijon me studentët e tjerë deri në fund të verës. 116 studentë të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, të degës Teknikë Laboratori do të kryejnë praktikat klinike verore pranë këtij laboratori” – thotë Manastirliu.

Për secilin prej studentëve kjo eksperiencë do të njihet si eksperiencë pune.

 

66338728_2301815339909574_7165439792711204864_n.jpg66748544_335843654017047_297880948622491648_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029767990112305
array(1) { ["section"]=> string(114) "pakti-per-universitetin-manastirliu-nis-praktika-klinike-verore-per-studentet-do-njihet-si-eksperience-pune-171856" }