Palestina si Kosova, kritika Eurovision për ndalimin e flamurit

Publikuar tek: bota, më 13:03 01-05-2016 Palestina si Kosova, kritika Eurovision për ndalimin e flamurit

Zyrtari i lartë palestinez Saeb Erekat kërkoi nga organizatorët e Eurovision-it që t'i kërkojnë falje Palestinë pasi flamuri i vendit të tij u vendos në listën e flamujve të ndaluar në këtë kompeticion muzikor i cili këtë muaj do të mbahet në Suedi.

"Vendimi juaj është tërësisht i njëanshëm dhe i papranueshëm. Ne ju ftojmë që të tërhiqni vendimin e turpshëm", tha Erekat në letrën dërguar Presidentit të Unionit të Transmetuesve Evropian (EBU) Jean-Paul Philippot, raporton “AA”.

Erekat në letër kujtoi se kompeticioni i sivjemë për këngën e 'Eurosong'-ut do të mbahet në "vendin e parë anëtar të BE-së që e ka njohur zyrtarisht Palestinën".

Përveç flamurit të Palestinës, Eurosong ka ndaluar valëvitjen edhe të flamurit të Kosovës, DAESH-it, Baskisë, Qipros Veriore ...

Përveç këtyre flamujve, është ndaluar futja e flamujve apo banderola me mesazhe fyese, diskriminuese dhe të papërshtatshme të natyrës politike apo fetare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074949264526367
array(1) { ["section"]=> string(68) "palestina-si-kosova-kritika-eurovision-per-ndalimin-e-flamurit-39178" }