Pallatet e braktisura, Artan Lame ultimatum për pronarët: Do marrin masa ekstreme. Ja sa afat keni

Publikuar tek: barometri, më 07:40 23-05-2018 Pallatet e braktisura, Artan Lame ultimatum për pronarët: Do marrin masa ekstreme. Ja sa afat keni

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame në një konferencë për shtyp dha ultimatumin për të gjithë ndërtuesit e pallateve të braktisura se kanë edhe një javë kohë që të reagojnë për legalizim. Lame sqaroi se javën tjetër do të merren masa ekstreme për ndërtuesit e subjekteve të braktisuara për shkak të situatës së vështirë që kanë krijuar.

"Sot dua të bëj thirrje edhe për një çështje tjetër. Në janar qeveria miratoi një reformë të rëndësishme atë të legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit. Të gjendur në këtë situatë të vështirë ALUIZNI është në një situatë të vështirë, prandaj ju bëj thirrje pronarëve të subjekteve që kanë braktisur pallatet se kanë edhe një javë kohë për t’ju përgjigjur thirrjes sonë. Përmes një konference shtypi javën tjetër do të marrim masa ekstreme për subjektet’, u shpreh Lame.

Ndër të tjera kreu i ALUIZNI ftoi të gjithë qytetarët që kanë përfituar lëgalizmin e pronësisë të drejtohen ditën e hënë në zyrat e ALUIZNI-t për procedurat e mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035928010940552
array(1) { ["section"]=> string(102) "pallatet-e-braktisura-artan-lame-ultimatum-per-pronaret-do-marrin-masa-ekstreme-ja-sa-afat-keni-121770" }