Pallatet e dëmtura nga tërmeti, banorët e Durrësit në protestë (JA ÇFARË KËRKOJNË)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 06-08-2020 Pallatet e dëmtura nga tërmeti, banorët e Durrësit në protestë (JA ÇFARË KËRKOJNË) Ilustruese

Ditën e sotme kanë dalë në protest banorët e dy pallateve në Durrës.

Bëhet me dije se banorët kanë dalë në protest, pasi kanë shqetësime të ndryshme sa i përket aplikimit dhe akt konstatimit për vlerësimin e dëmeve të pallatit.

Banorë të pallatit nr.1446 lagjja nr.7 kanë kërkuar që të rihapet aplikimi, pasi disa prej tyre janë emigratë dhe për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të aplikojnë, në kohën kur procesi i aplikimit ishte i hapur.

Ndërsa, banorët e një pallati 5 katësh në lagjen nr. 8, te Çezma e Ferrës ankohen se akt konstatimi i parë e ka vlerësuar pallatin e tyre me nivel dëmi DS2, ndërsa akt ekspertiza e thelluar e ka nxjerrë DS3.

Sakaq, ditën e sotme atyre është thënë se për DS1 dhe DS2 është ndërpresë bonusi i qerasë.

Kujtojmë që në mbledhjen e fundit  kryebashkiakja Emiriana Sako tha se nuk beson të ketë një rihapje tjetër të procesit të aplikimit te “Shtëpia ime”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099539756774902
array(1) { ["section"]=> string(86) "pallatet-e-demtura-nga-termeti-banoret-e-durresit-ne-proteste-ja-cfare-kerkojne-216266" }