Pallatet e para viteve '90, arkitekti tregon gabimin fatal që kanë bërë qytetarët me ndërhyrjen në to

Publikuar tek: aktualitet, më 21:45 23-09-2019 Pallatet e para viteve '90, arkitekti tregon gabimin fatal që kanë bërë qytetarët me ndërhyrjen në to Foto ilustruese, nje pallat i demtuar ne Tirane pas termetit te 21 shtatorit

Arkitekti Arben Biçoku, shprehet se ndërtesat tona kanë reaguar mirë ndaj lëkundjeve të forta të tërmeti që u ndjenë në datë 21 shtator, dhe vazhduan më pas me goditje më të lehta.

I ftuar në RTV Ora, Biçoku tregon një gabim fatal që qytetarët kanë bërë sipas tij në pallatet e ndërtuara para viteve '90. Sipas tij, qytetarët shqiptarë kanë bërë "gabimin fatal" duke ndërhyrë në muret mbajtëse në pallatet e kohës së socializimit për të krijuar hapësira, sidomos në katet përdhese për ti shndërruar dyqane apo lokale.

"Jo të gjithë ndërtesat kanë të njëjtën strukturë mbajtëse. Pallatet e kohës së socializmit kanë strukturë mbajtëse që bazohen mbi muret ndarëse. Muret janë ato që shkarkojnë ngarkesat nga sipër në tokë. Aty ku muret kanë funksion mbajtës se ka dhe ndarëse, nuk lejohen në asnjë mënyrë të preken. Këtu te ne ka ndodhur ndërhyrje nga qytetarët në mënyrë të papërgjegjshme, të pakonsoltuar me inxhinerë që kanë hequr mure ndarëse për të hapur hapësira, sidomos në katet përdhe për ti kthyer në dyqane, ambjente tregtare.

Kjo zvogëlon qëndrueshmërinë e ndërtesave. Ndërkohë ndërtesat e larta mbi 5 kate, të pas viteve '90 bazohen mbi sistemet mbi skelet beton-mermer. Funksioni i mureve është ndarës. Me këtë tërmet në ndërtesat e larta ka pasur krisje të suvasë dhe mureve. Nuk konsiderohet dëm i rëndë. Dëm i rëndë është dëmtimi i kolonave. Strukturat kanë reaguar shumë mirë.Për këtë shkallë tërmeti që patëm ishte sukses që nuk patëm vdekje. Tërmeti i Shkodrës ka pasur 44 të vdekur, dhe në total në Shqipëri dhe Mal të Zi ka shkaktuar 136 të vdekur", tha arkitekti Arben Biçoku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030598163604736
array(1) { ["section"]=> string(106) "pallatet-e-para-viteve-90-arkitekti-tregon-gabimin-fatal-qe-kane-bere-qytetaret-me-nderhyrjen-ne-to-179546" }