'Palmer e trajtoi opozitën si një bandë të mundurish', Ngjela: Tallja e politikës amerikane...

Publikuar tek: aktualitet, më 09:40 10-04-2019 'Palmer e trajtoi opozitën si një bandë të mundurish', Ngjela: Tallja e politikës amerikane...

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e zëvendës/ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan, Matthew Palmer.

Sipas Ngjelës, 'dje shqiptarët panë një mënyrë të re të politikës: talljen e politikës amerikane me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, Berisha-Basha e co.'

'Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan tha: "të korruptuarit e shqipërisë duhet të kenë frikë".
Nuk ishte thënë ndonjëherë kjo nga politika amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore. 
Palmer e trajtoi opozitën pa mandat të Tiranës si një bandë të mundurish. 
Kurse banda na ka thënë se do të bëjë kryengritje. (!)
Të shohim se çfarë do të thotë sot', shkruan Ngjela.

Kujtojmë se vizita e Palmer në Tiranë erdhi në një kohë kur vendi po përballet me një 'ngërç' politik pas djegies së mandateve nga opozita.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019457101821899
array(1) { ["section"]=> string(94) "palmer-e-trajtoi-opoziten-si-nje-bande-te-mundurish-ngjela-tallja-e-politikes-amerikane-159857" }