Palmer 'recetë' politikës shqiptare: Vetëm me dialog dhe me rekomandimet e OSBE-së realizohet Reforma Zgjedhore

Publikuar tek: aktualitet, më 13:23 08-11-2019 Palmer 'recetë' politikës shqiptare: Vetëm me dialog dhe me rekomandimet e OSBE-së realizohet Reforma Zgjedhore Sekretari Amerikan për Ballkanin Matthew Palmer

Po mbahet sot në Davos të Zvicrës Forumi Botëror Ekonomik. Pjesë e këtij forumi prestigjioz është dhe zyrtari i lartë amerikan për Ballkanin Matthew Palmer.

Në fjalën e tij, Përfaqësuesi i Lartë Amerikan për Ballkanin ka folur mbi zgjedhjet dhe Reformën Zgjedhore në Shqipëri. Sipas Palmer, e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira, sepse janë ato që do ta çojnë demokracinë shqiptare drejt normalitetit. Ai deklaron që një Reformë e mirë Zgjedhore ndërmerret përmes një dialogu mes palëve, ku në qëndër të jenë rekomandimet e OSBE-ODHIRIT.

‘'Reforma Zgjedhore çon sërish drejt normalitetit demokracinë shqiptare. E rëndësishme që zgjedhjet janë të lira. Ne do na pëlqente të shihnim një dialog për Reformën Zgjedhore. Populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike, sepse themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta. Dialogu mes palëve dhe mbështetja në rekomandimet e e OSBE-ODHIRit do të garantojnë kushtet për një Reformë të mirë Zgjedhore'', u shpreh Palmer.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074808597564697
array(1) { ["section"]=> string(115) "palmer-recete-politikes-shqiptare-vetem-me-dialog-dhe-me-rekomandimet-e-osbe-se-realizohet-reforma-zgjedhore-185163" }