Paloka: Ja 12 provat që rrëzojnë Edi Ramën

Publikuar tek: aktualitet, më 11:46 03-04-2015 Paloka: Ja 12 provat që rrëzojnë Edi Ramën Deputeti i PD Edi Paloka

Deputeti i PD Edi Paloka ka paraqitur në gjykatë 12 prova, që sipas tij, rrëzojnë padinë e kryeministrit Rama i cili e ka paditur deputetin për shpifje pas akuzave të këtij të fundit se kryeministri është i lidhur me krimin.  Gjykata nga ana e saj ka vendosur që ta shqyrtojë çështjen më 10 prill.

Provat e Palokës paraqiten më poshtë:

1-CD me deklaratat e Ramës kur ishte lider i opozitës dhe kishte lidhje me persona të inkriminuar të Policisë së Shtetit dhe zyrtarë të lartë të Policisë.

2-Fotoja e një prej personave të pranishëm në përplasjen me armë në rrugën e Kavajës, i cili del nga selia e PS.

3-Deklaratat e Erzen Breçanit në lidhje me arrestimin disa herë të Shullazit dhe rasti i vitit 2011, ku ka shkaktuar një incident në selinë e PS. Breçani ka rrëfyer që e ka parë Shullazin në atë kohë të hipë në makinën e Ministrit të Brendshëm Tahiri, ndërsa avokatët shprehen se këtë fakt nuk e përgënjeshtruar askush.

4-Deklarata e Ambasadës Amerikane më 2 mars të vitit 2015 e cila mbështet përjashtimin e Tom Doshit nga PS.

5-Një botim i gazetës “55” në vitin 2012 në të cilën paraqiten disa përgjime të kryera nga drejtësia italiane dhe anëtarë të “bandës së Lushnjës” që përmendin Ramën se ka  lidhje me krimin.

6-Deklaratat e ish deputetit Dritan Prifti ku tregohet se Rama konsumon lëndë narkotike. Për këtë rast Prifti nuk është akuzuar dhe akuzat nuk janë përgënjeshtruar nga ana e kryeministrit.

7-Deklaratat e PD që denoncon dënimet e dhëna në Itali për deputetin Arben Ndoka.

8-Vendim i Gjykatës Administrative për Shullazin kundër Ministrisë së Financave për shperblim ndaj burgimit të padrejtë, rast që nuk është ankimuar nga Ministria.

9-Denoncimi i deputetit Tom Doshi për tentativë vrasjeje ndaj tij. Rama ka qenë në dijeni të çështjes, por nuk ka bërë kallëzim.

10-Deklarata e ministrit Sajmir Tahiri më datë 4 mars 2015 i cili pranon që është takuar me persona të inkriminuar dhe nuk i ka kallëzuar, pasi sipas tij është takuar me ta për çështjen e hetimit.

11-Dokumenti sekret i Policisë në të cilin thuhet që në makinën e një prej deputetëve të mazhorancës ka qenë i fshehur një person i dyshuar si trafikant i lëndëve narkotike.

12-Rezoluta e nënshkruar nga Kuvendi në vitin 2014 për dekriminalizimin.

Më herët, kryeministri Rama i kishte kërkuar deputetit Paloka që të paraqiste provat që dispononte në lidhje me akuzat ndaj tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja çfarë ndodhi me vizitën e Edi Ramës në Pescara
Banderola e armenëve në ndeshjen me Shqipërinë, i kujtojnë turqve genocidin ndaj tyre »
Article Logic
Execution time: 0.013386011123657
array(1) { ["section"]=> string(46) "paloka-ja-12-provat-qe-rrezojne-edi-ramen-7719" }