Paloka lëshon bombën: Nëse Rama zhvillon zgjedhje pa opozitën, unë do të…

Publikuar tek: politike, më 18:04 14-04-2019 Paloka lëshon bombën: Nëse Rama zhvillon zgjedhje pa opozitën, unë do të…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka qenë i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News 24’, ku ka komentuar protestën e djeshme të opozitës, që zgjati rreth katër orë.

Paloka shprehet se do të vazhdojnë në këtë rrugë si opozitë dhe se rruga e tyre është pa kthim. Sipas Palokës, nëse Rama zhvillon zgjedhje pa opozitën, ai do të dalë nga politika.

‘Nuk mund të këtë zgjedhje pa opozitën, Rama e di i pari dhe e dinë edhe diplomatët. Nuk ka datë dhe nuk mund të them se kur mund të largojmë Ramën. Në këtë mënyrë siç po shkon, nga revolta qytetare në njërën anë dhe nga krahu tjetër arroganca e qeverisë, mund të shkojmë edhe tek një përplasje që nuk e do askush.

PD është rritur në sondazhe në pak kohë me 10 pikë. Ne po ecim si opozitë  dhe rruga jonë është pa kthim. Vendimi politike nuk ka më ekstrem. Do të ecim me këtë formë dhe me revolta me çdo mjet deri sa ta detyrojmë Ramën të realizojë zgjedhje të ndershme. Ne nuk do të lejojmë këtë. Nëse Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, unë do të dalë nga politika dhe këtë po e them këtu’, tha Paloka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065910816192627
array(1) { ["section"]=> string(77) "paloka-leshon-bomben-nese-rama-zhvillon-zgjedhje-pa-opoziten-une-do-te-160418" }