Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, ka dalë para mediave për t’i bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e ditës së nesërme (19 mars, ora 09:00) përpara Parlamentit.
“Ne nuk do të ndalemi derisa të ketë ligj dhe derisa të zbatohet e vërteta. Ilir Meta nuk është më defakto kryetar i Parlamentit. Ai e mban këtë post kundër vullnetit të popullit. Kërkesa e të gjithë qytetarëve sot është të kemi një hetim të saktë e të plotë”, tha në deklaratën e tij Paloka.
Partia Demokratike prej ditësh kërkon dorëheqjen e Metës pas akuzave të deputetit Doshi se Meta ka urdhëruar vrasjen e tij dhe deputetit tjetër Mhill Fufit.