Paloka nuk i ndahet Ramës, publikon shifrat: Ja sa ka shpenzuar nga buxheti i shtetit kryeminstri për të udhëtuar

Publikuar tek: barometri, më 08:41 27-08-2018 Paloka nuk i ndahet Ramës, publikon shifrat: Ja sa ka shpenzuar nga buxheti i shtetit kryeminstri për të udhëtuar

Ditën e djeshme ishte deputeti i PD, Edi Paloka, i cili bëri publik lajmin se kryeministri Rama është nisur me charter në Itali për të ndjekur ndeshjen Juventus-Lazio. Nuk vonoi shumë dhe Rama e konfirmoi vetë lajmin me anë të postimeve në rrjetet sociale, ku bënte me dije se ndodhej në Torino për të ndjekur ndeshjen.

Ndërkohë lidhur me deklaratën  e Palokës, këshilltari i kryeministrit Endri Fuga sqaroi se numri një i qeverisë nuk kishte udhëtuar me charter, por kishte gjetur në vend bosh në avionin e Igli Tares.

Sakaq, Paloka ka sot një tjetër kundërpërgjigje. Sipas deputetit demokrat Rama përdor paratë e shqiptarëve për të bërë udhëtuar dhe për të bërë foto me personazhe të njohur.

Po ashtu Paloka ka publikuar edhe shpenzimet e Ramës sipas tij nga buxheti i shtetit.

Postimet e Palokës:

Ja sa ka shpenzuar per udhetimet e tij , nga taksat tona, ai qe “nuk pelqen luksin dhe parate”.

Ne pamundesi per te fshehur te verteten nepermjet mashtrimit ( sic beri disa dite me pare ) kete here Rama urdheroi ushtaret e tij te propagandes dhe mashtrimit, ta luajne lojen ndryshe. Pas denoncimit te djeshem se kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope merr helikopterin dhe charterin per te shkuar nga Vlora ne Torino , per te pare nje ndeshje e per ti kerkuar nje foto Cristiano Ronaldos, Rama vuri fugen e tij te sperdridhej per mediat duke e trajtuar faktin si dicka krejt normale. Per ta perforcuar kete dhe per te treguar se nuk kishte ndonje gje per te fshehur, deficenti qe kemi kryeminister, postoi dhe vete foto ne stadiumin ku luhej ndeshja dhe pastaj foton me Ronaldon.

Une nuk do te merrem me gjykimin se sa “normale” eshte qe Rama perdor postin e kryeministrit per te bredhur me charter, per te hapur ekspozita personale ne galerite me te shtrenjta te botes, e per ti kerkuar futbollisteve e kengetareve foto e autografe, kete leta bejne shqiptaret qe nuk kane buke ne shtepi apo nuk kane fare as shtepi...

Ajo qe denoncoj sot ,eshte mashtrimi tjeter qe Rama leshoi me fuge dje ; se sidoqofte Rama ka bere me pak shpenzime per udhetime se qeveria para tij. Pas pak do ju jap te konfirmuara nga burimet zyrtare te qeverise shifrat

Postimi i dytë:

Ja sa ka shpenzuar vetem per udhetimet me avion , nga taksat tona, kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope, ai qe “nuk pelqen luksin dhe parate”. Keto jane te dhenat referuar pagesave te kryera nga Thesari. 2018 eshte vetem per keto muaj

40172932_1978083572489619_283864009319383040_n.jpg

40101273_1978083642489612_8665947339816435712_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14327502250671
array(1) { ["section"]=> string(118) "paloka-nuk-i-ndahet-rames-publikon-shifrat-ja-sa-ka-shpenzuar-nga-buxheti-i-shtetit-kryeminstri-per-te-udhetuar-132269" }