Paloka nuk përmbahet para gazetares: 74 kartona që ngrihen kur i ngrihet Ramës

Publikuar tek: barometri, më 07:13 10-07-2018 Paloka nuk përmbahet para gazetares: 74 kartona që ngrihen kur i ngrihet Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ditën e sotme ishte i ftuar në News 24, ku foli për situatën poltike në vend, dhe qendrimin e opozitës.

 

Paloka akuzoi mazhorancën për manipulim të votimit të fundit në parlament të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sakaq, në lidhje me qëndrim që do të mbajë opozita në vazhdimësi, Paloka u shpreh se do vazhdojë rezistenca, por pa thënë diçka konkrete.

Por, gjatë bisedës me gazetaren e News 24, Paloka teksa ka hedhur akuza ndaj Ramës, nuk është përmbajtur, dhe me një fjalor aspak etik u shpreh para gazetares: "Ka 74 kartona në Kuvend që ngrihen sa herë i ngrihet Edi Ramës".

Fjalori aspak etik i deputetit vendosi në siklet edhe gazetaren, e cila përfundoi menjëherë intervistën.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020717859268188
array(1) { ["section"]=> string(84) "paloka-nuk-permbahet-para-gazetares-74-kartona-qe-ngrihen-kur-i-ngrihet-rames-127354" }