Paloka: Policia vepron si bandë me urdhër nga Rama. Reagon MB

Publikuar tek: aktualitet, më 11:34 01-03-2015 Paloka: Policia vepron si bandë me urdhër nga Rama. Reagon MB

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka denoncuar sot një rast ku sipas tij një përson është dhunuar në ambientet e policisë në Tiranë pa asnjë arsye.

Paloka tha se policia po mer urrdhra politik dhe vepron si një bandë duke terrorizuar qytetarët. Ai tha se ka dalë në mbështetje të 38 mijë qytetarëve që ndodhen në qelitë e burgjeve vetëm sepse nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e energjisë elektike. “Jemi në mbështetje të qytetarëve që duan qetësi dhe drejtësi. Rama nuk di gjë tjetër veç dhunës ndaj qytetarëve. Prandaj i bëj thirrje qytetarëve të rreagojnë sa nuk është vonë që shteti të mos meret në dorë nga banditët”, tha Paloka. Pranë Palokës ishte dhe personi që pretendon se është dhunuar nga policia pa asnjë shkak. “Më ka marë policia nga krahët dhe më ka çuar në komisariat në një dhomë. Aty vjen shefi i krimeve më sa di unë i cili më ka ofenduar dhe qëlluar”, tha personi i cili tregoi dhe fotografitë me shenja nga dhuna e policisë, sipas tij.

Pas deklaratave të deputetit të PD Edi Paloka, ka reaguar edhe Ministria e Brendshme e cila akuzoi opozitën se i del në krah çdo shkelësi të ligjit dhe çdo krimineli.

Ministria e Brendshme ka hedhur poshtë akuzat se shtetasi Orest Deda u dhunua pa snjë shkak. Sipas MB, Deda ishte pjesëmarrës në protestën e Kamzës ku organizoi edhe bllokimin e rrugës, akuzë për të cilën ndiqet në gjendje të lirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Durrës, arrestohen dy persona, vidhnin bateri makinash
Tiranë, gjendet një granatë, rrethohet zona »
Article Logic
Execution time: 0.011740922927856
array(1) { ["section"]=> string(64) "paloka-policia-vepron-si-bande-me-urdher-nga-rama-reagon-mb-4687" }