Paloka: Qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër, nuk bëjmë marrëveshje me të

Publikuar tek: politike, më 21:19 13-02-2020 Paloka: Qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër, nuk bëjmë marrëveshje me të Edi Paloka

Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në studion e emisionit “Real Story" deklaroi se vendi ka nevojë për qeveri tranzitore, pa Ramën kryeministër.

Paloka u shpreh se opozita e bashkuar nuk bën asnjë lloj marrëveshje me Edi Ramën.

“Ne themi kaq kohë që duhet qeveri tranzitore. Kërkohet një qeveri, për 100 ditë, që të menaxhojë zgjedhjet. Kjo qeveri në radhë të parë ka parasysh që Rama të mos jetë kryeministër. Edi Rama ka treguar se është njeriu që nuk lejon zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend. Qeveria tranzitore synon që të sigurojë një klimë, ku të shmangen situatat e krimit zgjedhor. Qeveria tranzitore ka si detyrë që të lejojë zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Paloka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02151894569397
array(1) { ["section"]=> string(81) "paloka-qeveri-tranzitore-pa-ramen-kryeminister-nuk-bejme-marreveshje-me-te-195119" }