Paloka: Rama sapo zbatoi rekomandimin e dytë të Bashës, i mbetet edhe një

Publikuar tek: aktualitet, më 19:49 09-12-2019 Paloka: Rama sapo zbatoi rekomandimin e dytë të Bashës, i mbetet edhe një Nenkryetari i PD, Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar se kryeministri Rama deri më tani po zbaton me përpikmëri rekomandimet e kreut të PD-së Lulzim Bashës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Paloka theksoi se Ramës tashmë i mbetet të plotësojë edhe rekomandimin e fundit të Bashës, që 150 milionë eurot që ka parashikuar buxheti tja japë 10 oligarkëve, t’i përdorë për të rikthyer në normalitet jetën e qindra e mijëra familjeve të dëmtuara.

Duke ironizuar Paloka shkruan se pasi t’i përmbushë rekomandimet e Bashës, atëherëë kryeministri mund t’i marrë të gjitha ‘meritat’.

Postimi i plotë:

Ja dhe rekomandimin e dyte te Lulzim Bashes e vuri ne zbatim , 500 inxhinieret i paska gjetur per ti nxjerre ne terren.

Tani , nga tre pikat qe rekomandoi Basha ka mbetur vetem e treta ; 150 milion eurot qe ke parashikuar ne buxhet per 10 oligarke, kaloi per t’ju rikthyer jeten normale qindra mijera familjeve te demtuara e traumatizuara dhe pastaj mund te marresh gjithe “meritat” .

Nje mbledhje “parlamenti” e ke, ju a heq oligarkeve dhe ja kalon shqiptareve qe kane mbetur rrugeve ne mes te dimrit. Ne fund te fundit parate qe ju ke grabitur po ju kthen...apo kjo pika e trete te dhemb shume? Te leshosh tek parate dhe pushteti per te lehtesuar sado pak jeten e shqiptareve, per ty eshte te kerkosh shume...?!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022027015686035
array(1) { ["section"]=> string(78) "paloka-rama-sapo-zbatoi-rekomandimin-e-dyte-te-bashes-i-mbetet-edhe-nje-188901" }