Paloka: Tahiri punon në të zezë, nuk deklaroi makinën e shitur, pastaj gënjeu

Publikuar tek: politike, më 12:35 20-09-2015 Paloka: Tahiri punon në të zezë, nuk deklaroi makinën e shitur, pastaj gënjeu

Deputeti i Parisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar sërish gjatë një delkarate për shtyp, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për përfshirje në trafikun e drogës me anë të kushërinjve të tij në Vlorë.

“Tahiri it ha agjensive të zbatimit të ligjit se këtu jam unë, kjo është linja ime prandaj qëndroni larg. Tahiri i Ramës ka bërë disa rrugë, disa ngarkesa përms habilajve të tij në Vlorë. Sistemi TIMS tregon qartë jo vetëm faktin e trafikur por edhe faktin e mashtrimit me deklaratat e herëpashershme për të mohuar këtë të vërtetë.

Kombinimi i emrave në sistemin TIMS tregon qartazi lidhjen e tij me trafikun e drogës. Ai pranoi edhe një krim tjetër, pranoi që ka shitur makinën duke mos e deklaruar, krim për e cilin sor qindra mijëra shqiptarë dënohen por Saimirit i lejohet, ai punon në të zezë”, tha deputeti i PD-së, Paloka.

Paloka akuzoi Tahirin se bën edhe një krim tjetër duke mashtruar në deklarata se nuk e ka shitur makinën, por makina është e tija.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019851922988892
array(1) { ["section"]=> string(80) "paloka-tahiri-punon-ne-te-zeze-nuk-deklaroi-makinen-e-shitur-pastaj-genjeu-21242" }