Paloka tregon takimin me mikeshën e tij gazetare: Kisha nevojë për rrogë më të mirë, punoj në zyrat e Ramës për të sharë në komente

Publikuar tek: politike, më 15:12 13-07-2019 Paloka tregon takimin me mikeshën e tij gazetare: Kisha nevojë për rrogë më të mirë, punoj në zyrat e Ramës për të sharë në komente

Ish-deputeti i PD, Edi Paloka ka treguar një histori që i kishte ndodhur gjatë ditës së sotme.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Paloka ka rrëfyer takimin me një miken e tij, gazetare, e cila dikur punonte në ekranet shqiptare.

Sipas Palokës, ajo sot punonte me Edi Ramën dhe paguhej që të bënte komente kundër opozitës.

Në fund, Paloka e mbyll historinë e tij duke u shprehur se takstat e popullit shkojnë për rroga të majme për njerëz që i bëjnë lavde kryeministrit.

Statusi i plotë:

Sot takova rastesisht nje miken time qe kisha ca kohe pa e pare dhe u ulem per nje kafe.

E pyeta ku ishte “zhdukur” sepse ne fakt ishte “zhdukur” dhe nga ekranet e tv ku e shihja ndonjehere.

U vu ne siklet po ma tha: “Punoj per Fugen tani”

Per Ramen ?! - e pyeta , realisht i habitur duke ditur cfare mendonte per te.

“Rroge me e mire, kisha nevoje”- mu pergjigj.

Duke e ditur qe dhe ku punonte me pare kishte patur rroge te mire, vetem e imagjinova (pa e pyetur) se sa me mire duhej te paguhej tani.

Mendova qe punonte ne stafin e ngushte te zyres se shtypit , apo me mire te propagandes, po jo.

Ishte njera nga dhjetra profilet fallco qe i bejne like Rames dhe na sulmojne ne ne rrjetet sociale.

“Qendren e kemi tek Pallati i Kongreseve”- me tregoi- Jemi shume, po paga eshte e mire- me perseriti per te justifikuar ate qe bente dhe shtoi duke qeshur:” Ty nuk te kam share asnjehere...”

Nderkohe qe shqiptaret varferohen cdo dite e me shume dhe familje te tera mezi sigurojne dhe buken e gojes, kryebanditi i vendit paguan nga buxheti, (pra nga taksat, nga parate qe na vjel ne te gjitheve) rroga te majme per ti bere atij lavde dhe per te sulmuar kundershtaret ne rrjetet sociale...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025067806243896
array(1) { ["section"]=> string(136) "paloka-tregon-takimin-me-mikeshen-e-tij-gazetare-kisha-nevoje-per-rroge-me-te-mire-punoj-ne-zyrat-e-rames-per-te-share-ne-komente-172083" }