'Pamë diçka të mbështjellë dhe e morëm', shefi i zjarrfikëses tregon detaje nga hyrja në 'banesën e tmerrit' në Kombinat: Blerta po qante! Po të ishim futur më parë...

Publikuar tek: aktualitet, më 20:21 07-07-2020 'Pamë diçka të mbështjellë dhe e morëm', shefi i zjarrfikëses tregon detaje nga hyrja në 'banesën e tmerrit' në Kombinat: Blerta po qante! Po të ishim futur më parë... Shefi i repartit të zjarrfikësve në Tiranë

Shefi i zjarrfikëses së Tiranës tregoi momentin kur ata ndërhynë në shtëpinë e familjes Josifi në Tiranë ku në 2 korrik, u gjet e pajetë, Zhaneta dhe vajza e saj Anisa, ndërsa Blerta vajza tjetër ishte në gjendje të rëndë.

Zoti Shehu tregoi në studion e Shqipëria Live se ndoshta nëse do ishte ndërhyrë më herët mundet që Zhaneta të ishte shpëtuar.

“Shërbimet ishin të gjitha atje, bëmë evakuimin e trupave. Nuk vajtëm atje të paralajmëruar, kjo është ajo që dua të them. Blerta qau kur hymë, problemi është që ne kur hymë diku nuk shikojmë as majtas as djathtas , shohim vetëm për shenja jete fillimisht. Zjarrfikësit u futën dhe panë diçka të mbështjellë, pastaj e morën dhe pritën ekspertizën. Ne kemi detyrë të ndihmojmë ata që janë në jetë, që janë gjallë. Ça sjell minuti nuk e sjell sekondi, mund ta kishim gjetur dhe Blertën të pajetë. Se ndoshta po të kishim ndërhyrë më parë do kishim shpëtuar dhe një jetë tjetër“, tha ai.

“Motra vdiq më 27 mars të vitit 2019. Mami më 2 korrik të këtij viti. Motra ime, Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë e pa pirë. Në mars të 2020 nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë. Përpara se motra të linte ushqimin e pushtuan demonët dhe krizat nervore. Nuk i treguam askujt. ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej. ” ishte kjo deklarata që Blerta Josifi tha një ditë më parë për ngjarjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099999904632568
array(1) { ["section"]=> string(164) "pame-dicka-te-mbeshtjelle-dhe-e-morem-shefi-i-zjarrfikeses-tregon-detaje-nga-hyrja-ne-banesen-e-tmerrit-ne-kombinat-blerta-po-qante-po-te-ishim-futur-me-pare-213167" }