Pamje alarmante këto të siguruara nga newsbomb.al.
Në Fushë-Krujë, siç mund ta shikoni, mbetjet urbane digjen në mjedis të hapur duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në shëndetin e banorëve.
Banorët thithin helme toksike, që lëshohen nga asgjësimi me anë të djegies së plehrave dhe ndotja që i shkakohet mjedisit është e pallogaritshme.
Këto shtëllunga tymi që ngrihen e shpërhapen si re gjigante në Fushë-Krujë duket se nuk indinjojnë askënd pasi asnjë masë nuk është marrë nga ana e bashkisë, ndonëse, siç mund ta shikoni, djegia e plehrave realizohet, në ditën për diell.