PAMJE HORROR/ Policia publikon videon, ja dhoma ku pedofili rus mbajti për 52 ditë djalin e mitur

Publikuar tek: bota, më 20:14 23-11-2020 PAMJE HORROR/ Policia publikon videon, ja dhoma ku pedofili rus mbajti për 52 ditë djalin e mitur Pamje nga dhoma

Pamje të tmerrshme janë publikuar nga Policia speciale ruse.  

Ambientet të cilat tashmë kanë bërë xhiron e rrjetit, thuhet se përdoreshin nga një pedofil 26-vjeçar rus, i cili për 52 ditë mbajti të rrëmbyer një djalë 7-vjeçar.  

Rrëmbyesi i njohur si Dmitry Kopylov pretendohet të ketë abuzuar seksualisht me djalin.

Fatmirësisht djali u shpëtua dhe u bashkua me prindërit e tij pas një këmbimi informacioni mes Interpol, strukturave të inteligjencës në Perëndim dhe Rusisë.

Ata ishin informuar nga Interpol se djali ishte me rrëmbyesin e tij rreth 14 milje nga shtëpia e tij në fshatin Gorki, rajoni Vladimir, ku ai ishte zhdukur në fund të shtatorit.

"Ne gjithmonë besonim se do ta gjenim. Ishte shumë i lumtur kur pa nënën e tij. E përqafoi dhe e puthi. Kishim emocione të mëdha dhe jemi të lehtësuar se kalvari i vuajtjeve ka mbaruar. Më në fund ai u gjet," tha babai i djalit.    

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vaksina e Covid-19 “TRONDIT” bursën, dollari pëson zbritje të frikshme
»
Article Logic
Execution time: 0.010586023330688
array(1) { ["section"]=> string(102) "pamje-horror-policia-publikon-videon-ja-dhoma-ku-pedofili-rus-mbajti-per-52-dite-djalin-e-mitur-228861" }