Pamje nga vendngjarja/ Aksident në mes të Bllokut, përplasen Benzi dhe BMW-ja luksoze

Publikuar tek: aktualitet, më 22:28 28-05-2020 Pamje nga vendngjarja/ Aksident në mes të Bllokut, përplasen Benzi dhe BMW-ja luksoze Pamje nga vendngjarja: Aksidenti ne Bllok

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Bllokut në Tiranë, ku janë përfshirë dy mjete.

Siç shihet në pamjet nga vendngjarja të siguruara nga newsbomb.al, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Perlat Rexhepi” në kryeqytet. Në aksident është përfshirë një mjet tip Mercedes Benz dhe një BMW luksoze.

Nga përplasja e fortë në vendin e ngjarjes janë mbledhur dhjetëra banorë të zonës, ndërsa trafiku është rënduar.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 28.05.2020, rreth orës 22:15, në rrugën "Perlat Rexhepi", është përplasur mjeti me drejtues shtetasin K.S., 27 vjeç, me mjetin me drejtuesin shtetasin A.N., 41 vjeç

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi K.S., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PAMJE NGA VENDNGJARJA:
100753884_3355105794714962_1959458569715712_n.jpg
101217673_674555493110478_4495429083450048512_n.jpg
101552416_575019519814652_3644274674004656128_n.jpg
100771820_194676335009304_4842808263143587840_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067880153656006
array(1) { ["section"]=> string(90) "pamje-nga-vendngjarja-aksident-ne-mes-te-bllokut-perplasen-benzi-dhe-bmw-ja-luksoze-208211" }