Pamje nga vendngjarja: Kryefamiljari kishte ndërruar jetë, prej 3 muajsh nëna me dy vajzat nuk dilnin nga banesa. Çfarë gjetën punonjësit e zjarrfikëses...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:28 02-07-2020 Pamje nga vendngjarja: Kryefamiljari kishte ndërruar jetë, prej 3 muajsh nëna me dy vajzat nuk dilnin nga banesa. Çfarë gjetën punonjësit e zjarrfikëses... Foto nga vendngjarja

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku nëna dhe një prej vajzave u gjetën të vetëvrara në banesë, ndërsa vajza tjetër lufton për jetën në spital.

Mësohet se disa vite më parë familja Josifi kishte humbur kryefamiljarin, për shkaqe që nuk dihen ende. Ndërsa prej tre muajsh nëna Zhaneta Josifi dhe dy vajzat Anisa e Blerta Josifi kishin shfaqur sjellje të çuditshme që ishin vënë re si nga të afërmit dhe fqinjët.

Policia e kontaktoi nënën dhe vajzat kohë më parë, por ato kishin pohuar se nuk kishin asnjë shqetësim dhe nuk ndiheshin të kërcënuara. Ato u shprehën se qëndrimi për 3 muaj të izoluara në shtëpi, ishte një mënyrë jetese që ato e kishin zgjedhur vetë.

Nëna 56-vjeçare dhe dy vajzat 30 dhe 34-vjeçe, ishin pjesë e sektit Dëshmitarët e Jehovait. Ky nuk është rasti i parë në vendin tonë që pjesëtarë të Jehovait i japin fund jetës, duke besuar te ringjallja.

Kjo gjë besohet të ketë ndodhur edhe në familjen Josifi. Njëra prej vajzave, Anisa Josifi dyshohet të ketë vdekur dy javë deri 5 muaj më parë. Por nëna dhe vajza tjetër e kishin vendosur trupin në shtrat, duke pritur se do të ringjallej.

Ishte daja i vajzave ai që njoftoi policinë dhe kërkoi ndihmë, pasi javën e fundit, motra e tij nuk përgjigjej në telefon.

Fillimisht në banesë kanë hyrë nga dritarja punonjësit e zjarrfikëses, pasi dera e apartamentit ka qenë e mbyllur nga brenda. Ata kanë zbuluar skenën e rëndë. Njëra prej vajzave që besohet se kishte humbur jetën disa ditë më parë por edhe nëna që u gjet e pajetë, kishin shenja të mosushqyerjes.

Vajza tjetër, Blerta u gjet me shenja jete. Ajo është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Dyshohet se për t’i dhënë fund jetës, nëna dhe vajzat kanë përdorur lëndë helmuese. Por ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë më tepër dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

Kujtojmë se brenda banesës, policia ka gjetur disa letra me shënime fetare.

Video nga vendi i ngjarjes:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097000598907471
array(1) { ["section"]=> string(156) "pamje-nga-vendngjarja-kryefamiljari-kishte-nderruar-jete-prej-3-muajsh-nena-me-dy-vajzat-nuk-dilnin-nga-banesa-cfare-gjeten-punonjesit-e-zjarrfikeses-212624" }