Pamje nga vendngjarja/ Nxirret nga banesa trupi i pajetë i 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 20:19 24-09-2020 Pamje nga vendngjarja/ Nxirret nga banesa trupi i pajetë i 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan Pamje nga vendngjarja

Trupi i pajetë i 71-vjeçarit Lefter Zhidru i cili u ekzekutua sot pasdite nga forcat RENEA në Elbasan, është nxjerrë nga banesa për t'u dërguar në morg.

Procedurat përkatëse nga policia, grupi hetimor dhe mjekësia ligjore kanë zgjatur pak pasi më herët në banesë u hodh gaz lotsjellës. Pasi ambienti u përmirësua dhe autoritetet u pajisën me maska kundragaz, trupi i Zhidrut është nxjerrë me barrelë.

foto.jpg

Ndërkohë, pas ngjarjes shumë fqinj kanë folur për mediat dhe kanë thënë se në një farë mënyre e dinin se i moshuari kishte municione në shtëpi, pasi prej disa vitesh ai punonte në uzinë dhe shpesh herë bënte edhe çmontime armësh në shtëpi.

Sipas tyre ata i janë ndjerë vazhdimisht të frikësuar pasi konfliktet me te kanë qenë të vazhdueshme.

Ai njihet në zonë si një njeri i dhunshëm dhe konfliktuar, si dhe ushtronte dhunë sistematike ndaj gruas Loresha Zhidros dhe vajzës Albina.

71-vjeçari ka edhe dy fëmijë në Sarandë nga martesa e parë, ndërsa ai vetë ka lindur ne Libohovë të Gjirokastrës.

Lexo edhe: DETAJE TRONDITËSE/ Lefter Zhidru ishte përgatitur për sulmin ndaj policisë, i gjendet tritol në banesë. Qëlloi mbi 20 herë mbi policinë, ja si duket mburoja e efektivit të RENEA-s e bërë ‘shosh’ nga plumbat

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01098108291626
array(1) { ["section"]=> string(101) "pamje-nga-vendngjarja-nxirret-nga-banesa-trupi-i-pajete-i-71-vjecarit-lefter-zhidru-ne-elbasan-221556" }