Pamje nga vendngjarja, viktima 71-vjeçar ende në rrugë, i shtrirë me trup të përthyer mbi një fuçi (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:32 03-08-2020 Pamje nga vendngjarja, viktima 71-vjeçar ende në rrugë, i shtrirë me trup të përthyer mbi një fuçi (FOTO) Pamje nga vendngjarja

Pamje të rënda nga Fushë-Preza, në zonën afër kryqëzimit të Rinasit, ku mbeti i vrarë me kallashnikov 71-vjeçari Abdulla Budlla.

Si ç'shihet edhe në foto, trupi i pajetë i viktimës ndodhet ende në vendngjarje, ashtu i shtrirë me trup gjysëm të përthyer mbi një fuçi.

viktima1.jpg

Pranë trupit shihet edhe makina e të moshuarit, një Renault ngjyrë e errët. Kjo ngjarje ende nuk është zbardhur e plotë, pasi nuk dihet nëse i moshuari është vetëvrarë apo është qëlluar nga të tjerë, që si ç'thuhet nga dëshmitarët, është qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Gjithsesi, deri në një komunikatë tjetër të policisë, mbetet një vrasje në rrethana misterioze, në mes të ditës në kryeqytet. Burime për mediat bëjnë me dije se i ndjeri punonte si taksist në të zezë dhe rezulton person pa precedent të mëparshëm penal.

Mësohet se Budlla ishte baba i tre djemve, dy prej të cilëve jetojnë jashtë-shtetit ndërsa një punon taksist tek aeroporti i Rinasit. 

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012353897094727
array(1) { ["section"]=> string(98) "pamje-nga-vendngjarja-viktima-ende-ne-rruge-i-shtrire-me-trup-te-perthyer-mbi-nje-fuci-foto-215967" }