Kalaja e Skenderbeut në Kepin e Rodonit ndodhet nën pushtetin e plehrave.
Fotot e siguruara nga newsbomb.al flasin për pamje skandaloze të Kalasë së Skënderbeut te Kepi i Rodonit. Siç shihet edhe nga fotot kalaja është e ndotur dhe e mbuluar nga plehrat. Është e turpshme që një objekt kaq i rëndësishëm me vlera historiko-kultorore është në këtë gjendje. Nëse ndonjë turist, e ka parë këtë, s’jemi të sigurtë në do donte të kthehej sërish.