Situata në qytetin e Shkodrës nga reshjet e dendura të shiut, duket se sa vjen dhe përkeqësohet.
Ndërkohë që niveli i ujit rritet çdo ditë e më shumë, ku në disa zona të banuara arrin deri në një metër, dëmet në të mirat materiale të banorëve janë të konsiderueshme.
Nga disa foto të ardhura në redaksinë e newsbomb.al, shihet gjendja e tmerrshme me të cilën po përballen qytetarët shkodranë kohët e fundit.