PAMJE SKANDALOZE/ I vihet flaka protestuesit, kaos total në vend (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 15:56 11-11-2019 PAMJE SKANDALOZE/ I vihet flaka protestuesit, kaos total në vend (VIDEO) Momenti kur i vihet flaka protestuesit pro-Kinës në Hong-Kong

Një protestues pro-Kinës mori flakë gjatë demonstratave për vendosjen e demokracisë në Hong-Kong.

Personi, mbiemri i të cilit është Leung, debaton me disa protestues që kërkojnë heqjen e ndikimit të Kinës në vend dhe më pas një person me maskë i hedh një lëndë djegëse duke i vënë flakën.

Pamjet disa sekondëshe kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa i lënduari ndodhet në gjendje tepër të rëndë.

Ditën e sotme, janë aktivizuar sërish përplasjet midis demonstruesve pro-demokracisë dhe policisë me mbështetësit e Kinës. Demonstruesit e maskuar kanë plaçkitur e djegur dhjetëra dyqane e biznese si dhe kanë vendosur barrikada.

Muajt e fundit në vend është shtuar prezenca e qytetarëve pro-aneksimit të Hong-Kongut nga Kina. Ata konfliktohen me protestuesit për pavarësinë e Hong-Kongut duke u mbështetur nga policia dhe forcat e rendit. Ditën e djeshme, një student u qëllua me armë nga policia.



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030303001403809
array(1) { ["section"]=> string(75) "pamje-skandaloze-i-vihet-flaka-protestuesit-kaos-total-ne-vend-video-185488" }