Pamje të frikshme në Formula 2, përplasja e fortë i merr jetën pilotit 22 vjeçar (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 19:07 31-08-2019 Pamje të frikshme në Formula 2, përplasja e fortë i merr jetën pilotit 22 vjeçar (VIDEO) Piloti 22 vjecar qe bnderroi jete, Anthoine Hubert

Piloti francez i Formula 2 Anthoine Hubert ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje të frikshme të ndodhur në pistën e garës.

Gara sapo kishte nisur në Grand Prix belg, kur makina e drejtuar nga 22 vjeçari, me shpejtësi tepër të lartë, është përplasur me makinën e pilotit tjetër Juan Manuel Correa, dhe më pas ka marrë goditjen fatale gjatë përplasjes me murin anësor.

Skuadrat e sigurisë u futën menjëherë në pistë dhe gara u ndalua, ndërsa Hurbert u transportua në spital ku dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të shumta.

‘FIA shpreh keqardhje për të informuar se drejtuesi i makinës numër 19, Anthoine Hubert (FRA), pasi iu nënshtrua ndërhyrjeve për plagët e marra, vdiq në orën 18:35 në spital. Shoferi i makinës numër 12, Juan-Manuel Correa (SHBA), është në gjendje të qëndrueshme dhe po mjekohet në spitalin CHU Liège. Dhe shoferi i makinës me numër 20 Giuliano Alesi (FRA) u kontrollua ne qendrën mjekësore dhe u shpall i përshtatshëm për të vazhduar’, thuhet në njoftimin e FIA.

VIDEO E PËRPLASJES – KUJDES: PAMJE TË RËNDA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21316194534302
array(1) { ["section"]=> string(92) "pamje-te-frikshme-ne-formula-2-perplasja-e-forte-i-merr-jeten-pilotit-22-vjecar-video-176869" }