Pamje të frikshme: Shpërthim i madh vullkanik, njerëzit largohen të tmerruar (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 15:26 29-11-2020 Pamje të frikshme: Shpërthim i madh vullkanik, njerëzit largohen të tmerruar (VIDEO) Shpërthimi i vullkanit në Indonezi

Një vullkan në provincën Nusa Tenggara të Indonezisë ka shpërthyer këtë të dielë duke e përhapur hirin dhe tymin në rreth 4 kilometra lartësi.

Mijëra banorë në fshatrat përreth kanë lënë pas banesat e tyre dhe janë larguar të tmerruar teksa qielli është errësuar nga shtullunga e tymit që ngjan me një kërpudhë atomike.

Zëdhënësi i qeverisë për emergjencat tha se shpërthimi ka ndodhur rreth 2,600 kilometra në lindje të kryeqytetit, Xhakarta. Rreth 2,780 njerëz nga 26 fshatra janë evakuuar ndërsa nuk raportohet për viktima.

Indonezia ka rreth 130 vullkane aktive, disa prej të cilave shpërthejnë duke çliruar hi dhe llavë për javë të tëra. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « MASAKRA/ Militantët islamikë u çajnë fytin 43 fermerëve të orizit nigerian, mes tyre 20 gra (FOTO)
Pse kaq shumë vdekje në Itali? Gjithçka që nuk dimë akoma rreth koronavirusit »
Article Logic
Execution time: 0.011168003082275
array(1) { ["section"]=> string(87) "pamje-te-frikshme-shperthim-i-madh-vullkanik-njerezit-largohen-te-tmerruar-video-229544" }