Pamje të frikshme/ Tërmeti me magnitudë 6.8 godet jugun e Filipineve, asnjë i lënduar, ndërtesat 'bëjnë balet' (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 09:41 15-12-2019 Pamje të frikshme/ Tërmeti me magnitudë 6.8 godet jugun e Filipineve, asnjë i lënduar, ndërtesat 'bëjnë balet' (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 6.8 ka goditur jugun e Filipineve, mëngjesin e sotëm.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë në ishullin e Minidanos, rreth orës 02:12 dhe epiqëndra ishte rreth rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davaos.

Njerëzit në panik, braktistën banesat, por sipas një vëzhgimi nga Instituti Gjeologjik në SHBA, nuk ka pati ndonjë kërcënim për tsunami.

Raportohet se nga tërmeti nuk u konstatuan dëmë dhe aq më pak pasoja serioze në njerëz.

Tre tërmete me magnitudë 6 goditën afërsisht të njëjtën zonë të Mindanao muajin tetor, duke vrarë rreth dy duzina njerëz dhe duke dëmtuar rëndë ndërtesat e zyrave, shkollave ​​dhe apartamenteve.

'Qindra mijëra njerëz u detyruan të strehohen nga shteti', tha qeveria e Filipines, ose sepse shtëpitë e tyre ishin dëmtuar ose ata kishin shumë frikë të ktheheshin.

Ndërkohë, videot e regjistruara gjatë tërmetit u shpërndanë me shpejtësi në mediat sociale dhe po bëjnë xhiron e rrjetit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion, dënohet ish-presidenti i Sudanit
Pushtet, rini dhe elegancë/ Prezantohet qeveria e Finlandës, kush janë ministret me moshën më të re në botë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.010977983474731
array(1) { ["section"]=> string(118) "pamje-te-frikshme-termeti-me-magnitude-6-8-godet-jugun-e-filipineve-asnje-i-lenduar-ndertesat-bejne-balet-video-189437" }