Pamje të pabesueshme, peshkaqeni më i madh parë ndonjëherë (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 11:21 12-08-2015

Një zhytës përjetoi një përvojë të pabesueshme, pasi filmoi peshkaqenin e bardhë më të madh të parë ndonjëherë, aq sa një elefant. Megabalena është quajtur “Depp Blu” dhe mendohet të jetë rreth 6.1 metra e gjatë.

Ekspertët besojnë se “bisha” mund të jetë më shumë se 50 vjeçare. Ata thonë se “Deep Blue” ushqehet me peshq të mëdhenj. Zhytësi trim ka filmuar gjithçka. Deep Blue duket me një bark shumë të fryrë dhe ekspertët dyshojnë se mund të jetë shtazënë.

Studiuesi mjedisor Mauricio, ka thënë se Deep Blue i dha atij "shpresë" se speciet mund të lulëzojnë. "Një peshkaqen i kësaj mase është të paktën 50 vjeç,  tregon se përpjekjet për mbrojtjen dhe ruajtjen po funksionojnë”, tha ai.

"Deep Blue" u ka shpëtuar rreziqeve  dhe ka gjetur rrugën e saj në oqeanin e madh.

Peshkaqeni ka shenja në anën e majtë dhe ekspertët besojnë se mund të jenë shenja të sulmeve nga peshkaqenë të tjerë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086660385131836
array(1) { ["section"]=> string(69) "pamje-te-pabesueshme-peshkaqeni-me-i-madh-pare-ndonjehere-video-18238" }