Pamje të pabesueshme, si në filma: U maskuan si çifte, 4 persona i dalin para policisë dhe e bëjnë makinën shosh me plumba (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 18:42 29-05-2020 Pamje të pabesueshme, si në filma: U maskuan si çifte, 4 persona i dalin para policisë dhe e bëjnë makinën shosh me plumba (VIDEO) Pamje nga vendngjarja

Ky është momenti kur një makinë policie me dy oficerë brenda saj, është bërë pre e një atentati, nga katër persona që ishin maskuar si dy çifte dhe po kalonin të qetë në rrugë.

Ngjarja ndodhi të dielën në mes të ditës, në një rrugë me kalimtarë të shumtë në Zacatecas, Guadalupe, Meksikë. Fatmirësisht efektivët e policisë i mbijetuar atentatit mafioz. Kamera filmoi momentin kur një oficere policie ndaloi qarkullimin dhe i lejoi që ata të kalonin.

Një kamerë e dytë e fiksuar në makinën e policisë, kapi momentin kur një tjetër burrë dhe një grua po qendronin në qoshe, pranë një salloni, duke pritur që makina e policisë të ndalonte komplet. Të katërt personat, qendruan disa metra larg makinës së policisë dhe qëlluan të paktën 20 herë para se të largoheshin më pas me vrap.

qellon0.jpg

Më pas polici doli nga makina dhe kërkoi ndihmë përmes radios.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090389251708984
array(1) { ["section"]=> string(142) "pamje-te-pabesueshme-si-ne-filma-u-maskuan-si-cifte-romantike-4-persona-i-dalin-para-policise-dhe-e-bejne-makinen-shosh-me-plumba-video-208323" }