PAMJE TË RËNDA: Atentat të riut shqiptar në Londër, në gjendje kritike për jetën (VIDEO-DETAJE)

Publikuar tek: bota, më 19:53 05-06-2020 PAMJE TË RËNDA: Atentat të riut shqiptar në Londër, në gjendje kritike për jetën (VIDEO-DETAJE)

Një i ri shqiptar në Londër ka rënë pre e një atentati mafioz me armë zjarri.

Newsbomb.al mëson se atentati ka ndodhur ditën e djeshme (04.06.2020) në Barking në Lindje të Londrës dhe shënjestër ka qenë një i ri shqiptar rreth 20-vjeç i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nga pamjet e siguruara nga Newsbomb.al duket makina e shqiptarit e përplasur me bordurën në një lagje të populluar, mesa duket pasi ka humbur kontrollin teksa është qëlluar me armë zjarri. I riu qëndron pa ndjenja dhe i mbuluar nga gjaku në sediljen e shoferit.

Në xhamin e parë të makinës dallohet edhe vrima e plumbit nga krahu i shoferit.

Newsbomb.al mëson se identiteti i shqiptarit të plagosur është D.Gashi, nga Kukësi.

Në makinë tip “Ford” me të riun shqiptar ka qenë edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet. Ai gjithashtu ka mbetur i plagosur.

Në vendin e ngjarjes në “Wilmington Gardens”, kanë mbërritur forca të shumta të policisë, ambulanca dhe helikopterë.

Asnjë arrestim nuk është kryer deri tani nga policia britanike.

Pamje të rënda: 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010109901428223
array(1) { ["section"]=> string(98) "pamje-te-renda-atentat-te-riut-shqiptar-ne-londer-ne-gjendje-kritike-per-jeten-video-detaje-209188" }