Pamje të RËNDA, infermierja filmohet teksa dhunon të moshuarën e paralizuar

Publikuar tek: aktualitet, më 14:48 24-01-2021 Pamje të RËNDA, infermierja filmohet teksa dhunon të moshuarën e paralizuar

Pamjet e një punonjëseje të kujdesit shëndetësor që abuzon me një pensioniste kanë bërë xhiron e rrjetit.

Mësohet se pamjet janë publikuar pasi punonjësja u dënua me 6 muaj burg.

Sipas mediave të huaja, Jenny Dady, 29 vjeç, duhej të kujdesej për 69-vjeçaren Liz Youngs, e cila ishte e paralizuar, por pamjet video zbuluan se ajo i kishte tërhequr flokët e të moshuar dhe duke e tërhequr nga hunda për ta ushqyer me zor.

Gjatë verës së vitit 2019, vajza e 69-vjeçares, e cila jetonte me të në Barford, Norfolk, u shqetësua pasi vuri re lëndime të lehta në fytyrën e saj, duke përfshirë mavijosje dhe flluska.

Ata filluan regjistrimin e pamjeve në një aparat fotografik i cili tashmë ishte në dhomën e Youngs dhe i dukshëm për këdo që hynte.

Pas dënimit të infermieres, vetë familja vendosi që të publikojë pamjet për të ndërgjegjësuar njerëzit, shkruan Daily Mail

Në një rast, 29-vjeçarja kishte sjellë qenin e saj gjatë një vizite, e cila gërvishti Znj. Youngs, duke i shkaktuar prerje të thella në këmbë.

Dady e kishte detyruar Youngs të hante dhe e kishte abuzuar verbalisht. Ajo gjithashtu po përdorte vazhdimisht telefonin e saj celular ndërsa ishte përgjegjëse për kujdesin ndaj saj. 

Në nëntor 2019, familja e zonjës Youngs shikoi pamjet e aparatit dhe u bë e qartë se Dady po keqtrajtonte zonjën Youngs.

Vajza e Youngs Corrina tha: 'Mjerisht, mamaja ndërroi jetë gjatë hetimit, gjë që e bën shumë më të vështirë të pajtohesh me rastin, duke ditur që ajo ishte trajtuar keq gjatë vitit të fundit të jetës së saj." 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me titullin “Mjeshtër i madh”, Meta dekoron katër mundësit e njohur
“Më telefonoi Ilir KULLA”, në përgjimet e NDRANGHETAS përmendet edhe presidenti META »
Article Logic
Execution time: 0.012892007827759
array(1) { ["section"]=> string(81) "pamje-te-renda-infermierja-filmohet-teksa-dhunon-te-moshuaren-e-paralizuar-236202" }