PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur policia nxjerr të gjallë 79 vjeçaren e varrosur nga i biri

Publikuar tek: bota, më 08:48 08-05-2020 PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur policia nxjerr të gjallë 79 vjeçaren e varrosur nga i biri Policet nxjerrin te gjalle 79 vjecaren e varrosur nga i biri

Policia në Kinë ka nxjerrë të gjallë nga varri një 79 vjeçare me aftësi të kufizuara, e cila ishte varrosur nga djali i saj.

E moshuara ishte nën kujdestarinë e djalit të vogël, por ky i fundit e la nënë e tij te vëllai më i madh dhe shkoi të punonte, raportojnë mediat e huaja.

Djali i madh e mori nënë e tij dhe e varrosi të gjallë në provincën Shaanxi në Kinën veri-perëndimore.

Autoritetet u njoftuan nga gruaja e djalit të madh, e cila dyshonte se bashkëshorti e kishte vrarë nënën e tij.

Edhe pse kishte tre ditë nën tokë pa ujë dhe pa ushqim, e moshuara arriti të mbijetonte dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet se çfarë e shtyu djalin të bënte këtë akt makabër, ndërsa raportohet se ai është arrestuar nga policia dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkencëtarët francezë identifikojnë rastin e parë me COVID-19 në Europë: Daton që në muajin dhjetor
»
Article Logic
Execution time: 0.010983943939209
array(1) { ["section"]=> string(92) "pamje-te-renda-momenti-kur-policia-nxjerr-te-gjalle-79-vjecaren-e-varrosur-nga-i-biri-205608" }