Dy tornado të fuqishme janë formuar sot në Ksamil të Sarandës si pasojë e motit të ashpër që ka përfshirë qytetin më jugor të Shqipërisë.
Tornadot janë formuar në det, duke mos përbërë kërcënim për banorët dhe ndërtimet, për shkak të fuqisë së tyre shkatërruese. Ndërsa qyteti i Sarandës është përfshirë nga rreshje të dendura shiu me erë të fortë duke sjellë probleme në trafik por edhe te banorët, që siç shihet në foto, e kanë të vështirë të ecin duke u përballë me vrullin e rrëkeve të shiut.