PAMJE TË TRISHTA/ Shqiptarët s’kanë para për pushime, plazhet bosh në bregdetin e Vlorës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:27 05-07-2019 PAMJE TË TRISHTA/ Shqiptarët s’kanë para për pushime, plazhet bosh në bregdetin e Vlorës

Nga Flamur Çelaj

 

*Promotor i iniciativës së uljes në 6% së tvsh në biznesin e turizmit dhe hapjes së ishullit të Sazanit.

Pamjet e plazheve bosh dhe Flota e ndalur mjeteve lundrues janë panorama e trishtë që pashë sot në Vlorë!

Nuk mund të them se Vlora nuk ka kapacitete për të pritur pushues, as nuk mund të ngre gishtin e akuzës për mungesë investimesh pasi ato janë mëse evidente dhe cilësore madje!

Atëhere çfarë po ndodh me krenarinë e turizmit dhe investimeve kolosale?

Ku janë pushuesit në emër të të cilve janë marr masat nga autoritetet dhe subjektet private?!

Si ka mundësi që në fillim Korriku të ketë kaq pak pushues sa të ngjallet kjo ndienjë pezmatuese dhe dekurajuese?!

Nëse jemi duke pritur Gushtin, atëhere gjithë këto investime dhe parapregatitje..., i gjithë ky mund dhe investim i inciativave private paska qenë i kotë sepse në Gusht e dimë që kemi mbingarkesë turistash !

Bashkë me Gushtin ikën dhe Vapa thotë populli, prandaj qeverisja Rilindase në bashki dhe ministritë Rilindase të linjës në Tiranë duhet të hartojnë strategji serioze dhe afatgjata për Turizmin.

Kryeministri që na ka mbushur mëndjen se e ka bërë Vlorën me aeroport të ri, mirë është të që ta mbaj premtimin e përsëritur elektoral sepse derimë tani Vlorën e ka ushqyer me lugë boshe dhe me pllaka guri e stola të ndryshkur shumë milion-euro!

Boll më me justifikime të tipit muaji i Ramazanit apo frika nga Tensioni Politik i 30 Qershorit sepse tashmë kanë kaluar të dyja si ngjarje, por merrni në konsideratë idetë e biznesit Vlonjat të turizmit dhe stimuloni iniciativat e sipërmarrjeve të tyre sepse ata janë që vuajnë pasojat e mungesës së vizionit të pushtetit!

Strategjia e Turizmit është Sfida më e rëndësishme që garanton ngritjen cilësore të Vlorës si qytet mesdhetar me pretendime dhe standarte të larta të jetesës dhe mirqënies ashtu sikurse propaganda na ka bërë të besojmë, por që realisht do të doja të besoja se mundemi tia arrijmë vërtet.

66205793_1260408527461285_2146546559150456832_n.jpg66051164_1260408487461289_5835657367420665856_n.jpg65807144_1260408477461290_6071024384150077440_n.jpg65805774_1260408437461294_1333771779893624832_n.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007033109664917
array(1) { ["section"]=> string(93) "pamje-te-trishta-shqiptaret-s-kane-para-per-pushime-plazhet-bosh-ne-bregdetin-e-vlores-171219" }