PAMJE TMERRUESE/ Pronari i restorantit në Porto Palermo hidhet me trup mbi makinë, turistët nën terror! Gjak, të shara dhe ulërima... (KJO S’ËSHTË PARË AS NË FILMA- VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:49 17-08-2019 PAMJE TMERRUESE/ Pronari i restorantit në Porto Palermo hidhet me trup mbi makinë, turistët nën terror! Gjak, të shara dhe ulërima... (KJO S’ËSHTË PARË AS NË FILMA- VIDEO) Pamje kur pronari i lokalit godet xhamin e furgonit

Dy ditë pas ngjarjes, ku u dhunuan 5 turistë spanjollë në restorantin ‘’Panorma’’ në Porto Palermo, u publikuan dhe pamjet konfliktit midis pronarit të subjektit Mihal Kokëdhima me turistët, të cilët ishin klientë në lokalin e tij.

‘’Report TV’’ ka siguruar filmimet e incidentit tronditës. Nga pamjet, shihet se pronari i restoarntit është hedhur në pjesën e përparme të furgonit dhe godet me grushta xhamin. Në video dëgjohen të shara dhe ulërima.

Ajo çfarë të skandalizon më tepër është se agresori nuk largohet nga makina dhe në momentin kur drejtuesi i mjetit ndalon, ai tenton të hapë derën e automjetit dhe të godasë shoferin, por fatmirësisht, drejtuesi i furgonit largohet menjëherë. Më pas, turistët nisen drejt Qeparoit.

Ndërkohë, duket se ka dalë në dritë dhe shkaku i këtij sherri. Nga telefonata që ka bërë shoferi i furgonit, ai thotë se turistët spanjollë janë larguar restoranti pa paguar shërbimin, në momentin kur po pritej kuponi tatimor.

Pas ngjarjes, policia e Himarës arrestoi Mihal Luarasin, ndërsa 5 turistët u takuan dje me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073058605194092
array(1) { ["section"]=> string(168) "pamje-tmerruese-pronari-i-restorantit-ne-porto-palermo-hidhet-me-trup-mbi-makine-turistet-nen-terror-gjak-te-shara-dhe-ulerima-kjo-s-eshte-pare-as-ne-filma-video-175591" }