PAMJE TMERRUESE/ PRONARI I RESTORANTIT NË PORTO PALERMO HIDHET ME TRUP MBI MAKINË, TURISTËT NËN TERROR! GJAK, TË SHARA DHE ULËRIMA... (KJO S’ËSHTË PARË AS NË FILMA- VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:18 17-08-2019 PAMJE TMERRUESE/ PRONARI I RESTORANTIT NË PORTO PALERMO HIDHET ME TRUP MBI MAKINË, TURISTËT NËN TERROR! GJAK, TË SHARA DHE ULËRIMA... (KJO S’ËSHTË PARË AS NË FILMA- VIDEO) Pamje nga incidenti

Janë publikuar pamjet e sherrit të ndodhur dy ditë më parë në restorantin ‘’Panorma’’ në Porto Palermo, ku pronari i subjektit Mihal Kokëdhima u konfliktua me 5 turistë spanjollë.

Video e siguruar nga dosja hetimore për Newsbomb.al tregon se si pronari hidhet në kofanon e furgonit dhe godet dhunshëm me grushta xhamin e automjetit. Në video dëgjohen ulërima dhe të shara. Pavarësisht këmbënguljes të shoferit dhe shoqëruesit të turistëve për të shmangur konfliktin, agresori qëndon varur në kofano për thuajse 5 minuta.

Në momentin kur drejtuesi i mjetit ndaloi furgonin, pronari i ‘’Panorma’’ nuk është larguar, por ka shkuar drejt derës së shoferit për ta sulmuar. Në momentin e fundit, drejtuesi i mjetit ka ndezur furgonin dhe është nisur drejt Qeparoit.

Nga videoja dëgjohet dhe biseda e shoferit në telefon, ku tregon se sherri midis Kokëdhimës dhe turistëve nisi, sepse ata u larguan nga restoranti pa paguar, pasi kishin mbetur të pakënaqur me shërbimin.

Mihal Kokëdhima u arrestua nga policia e Himarës, ndërsa turistët u takuan dje nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071849822998047
array(1) { ["section"]=> string(168) "pamje-tmerruese-pronari-i-restorantit-ne-porto-palermo-hidhet-me-trup-mbi-makine-turistet-nen-terror-gjak-te-shara-dhe-ulerima-kjo-s-eshte-pare-as-ne-filma-video-175608" }