Pamje tronditëse, vëllai i mafiozit rreh me shkop gome gazetarin, përfundon në spital me hundë të thyer (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 15:51 09-11-2017 Pamje tronditëse, vëllai i mafiozit rreh me shkop gome gazetarin, përfundon në spital me hundë të thyer (VIDEO)

Gazetari i televizionit “Rai” në Itali ka përfunduar me hundë të thyer si pasojë e një pyetjeje që ai i ka drejtuar një pjesëtari të një klani mafioz.

Pyetjet që gazetari ka bërë kanë qënë kryesisht të lidhura me aktualitetin politik, por Roberto Spada mesa duket nuk ka duruar më dhe ka filluar të qëllojë gazetarin dhe më pas kameramanin.

Dy të dëmtuarit janë pjesë e televizionit Rai dhe punojnë në programin “Nemo.”

Mediat italiane raportojnw se ngjarja ka ndodhur në Ostia, provincë e kryeqytetit Italian Romë, e cila do të zhvillojë votimet vetëm pas dy vjetësh pasi situata nuk ka asnjë përmirësim lidhur me mafian.

Gazetari Daniele Piervincenzi ka shkuar menjëherë në spital me fraktura në hundë, kurse kameramani që e shoqëronte ka pësuar dëmtime të lehta.

Mediat italiane raportojnë se Roberto Spada është vëllai i vogël i kreut të klanit mafioz Carmine, “romoletto” i cili ndodhet në burg i dënuar me dhjetë vjet.

Ndaj agresorit ka nisur menjëherë hetimi por ai mund të mos arrestohet.

Për sulmin kanë reaguar dhe figura të rëndësishme të politikës si kryebashkiakja Virginia Raggi apo dhe kryeministri italian Paolo Gentiloni të cilët e kanë dënuar aktin e rëndë. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandal në Gjermani, infermieri akuzohet se ka vrarë 100 njerëz
Kolumbia sekuestron sasinë më të madhe të kokainës në historinë e vendit, ja për sa ton bëhet fjalë »
Article Logic
Execution time: 0.013750076293945
array(1) { ["section"]=> string(113) "pamje-tronditese-vellai-i-mafiozit-rreh-me-shkop-gome-gazetarin-perfundon-ne-spital-me-hunde-te-thyer-video-98968" }