PAMJET E FRIKSHME VIDEO/ ‘Shtrihu përtokë!’ Dy të rinj të bllokuar prej më shumë se 6 orësh nën breshërinë e plumbave të Lefter Zhidrus

Publikuar tek: aktualitet, më 12:06 26-09-2020 PAMJET E FRIKSHME VIDEO/ ‘Shtrihu përtokë!’ Dy të rinj të bllokuar prej më shumë se 6 orësh nën breshërinë e plumbave të Lefter Zhidrus

Këto janë pamjet e frikshme që i shtojnë dramaticitetin ngjarjes që tronditi Elbasanin dy ditë më parë.

Lefter Zhidru, 71 vjeç, plagosi me kallash dy të rinj kalimtarë teksa nuk ndali breshërinë e plumbave ndaj efektivëve të policisë për orë të tëra.

Ndërkaq, dy të tjerë të rinj, kanë shpëtuar për mrekulli nga batërdia e të shtënave.

Ata kanë qenë në dyqan, përreth 6 orë të bllokuar në katin e parë të banesës nga ku Zhidru qëllonte si të qe një terrorist i sofistikuar.

“Ne ishim poshtë në dyqan kur u dëgjuan breshërinë e automatikut të Lefterit që ia drejtojë policisë. Ai qëlloi drejt tyre pa marrë parasysh asgjë. Nuk dilnim se kishim frikë. Ndaj mbyllëm derën dhe qepenin dhe qëndruam brenda. U lidhëm me celular me të afërmit dhe i pyetëm se çfarë po ndodhte. Ata na thanë të qëndrojmë brenda e të fshihemi sa më shumë që të mos na kapnin plumbat. Kaluan disa orë deri sa krisi lufta e vërtetë. Dëgjuam breshëri të gjata armësh. Pastaj një si bombë e më pas sërish të shtëna armësh me breshëri. Thamë se vdiqëm aty. Ku i dihesh plumbat vinin edhe nga ne sepse një qepen ishte. Gjatë gjithë kohës dëgjonin hapat që bënte ai lart, zhurmat, përplasjet. Nuk tregohen ato momente. Shyqyr shpëtuam gjallë”, shprehen të rinjtë teksa në video dëgjohen krismat e njëpasnjëshme bashkë me zërat e të rinjve të panikuar që i thonë njëri tjetrit të shtrihen përtokë, për të shpëtuar.

E gjitha u mbyll me ekzekutimin e Lefter Zhidrus nga forcat RENEA pas orësh të tëra përpjekjesh të dështuara për negocim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010960102081299
array(1) { ["section"]=> string(138) "pamjet-e-frikshme-video-shtrihu-pertoke-dy-te-rinj-te-bllokuar-prej-me-shume-se-6-oresh-nen-bresherine-e-plumbave-te-lefter-zhidrus-221734" }