Pamjet e para pas shpërthimit në Stamboll, një person i vrarë përtokë (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 10:54 12-01-2016

Një shpërthim tronditi sot qendrën e Stambollit, sheshin Sultanahmet, një nga vendet më të vizituara në Turqi dhe këto janë pamjet e para, ku duket një nga viktimat e këtij sulmi, transmetuar nga ''Zaman Tv''.

Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, pas të cilit menjëherë shkuan në vendngjarje ambulancat dhe policia, raporton CNN Turk.  Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit.

Një dëshmitar i tha korrespodentit të Reuters se në vendin ku ndodhi shpërthimi ka parë gjymtyrë njerëzish të copëtuar. Madje sipas Reuters, edhe një polic turk e kishte konfirmuar këtë gjë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për viktimën në këtë video apo për ndonjë viktimë tjetër. Policia po vazhdon hetimet.

policiaturke

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fotot e adhurueshme të David Bowie baba, me Lexin në krahë kur ishte i ri…
Aksident tragjik në Meksikë, 20 futbollistë të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.011215925216675
array(1) { ["section"]=> string(80) "pamjet-e-para-pas-shperthimit-ne-stamboll-nje-person-i-vrare-pertoke-video-29774" }