‘Pamjet i zbulova unë’, Artan Hoxha nxjerr bllof Carlo Bollinon: Janë filmime amatore. Kam kasetat origjinale

Publikuar tek: aktualitet, më 19:41 22-01-2019 ‘Pamjet i zbulova unë’, Artan Hoxha nxjerr bllof Carlo Bollinon: Janë filmime amatore. Kam kasetat origjinale

Gazetari Artan Hoxha nxjerr bllof pronarin e Report Tv, Carlo Bollino, i cili tha dje se pamjet e vrasjes në protestën e 21 Janarit i gjeti nga Bari ku ndodhej me bashkëshorten Alba Malltezi, pasi u xhiruan nga kameramani i News24.

Por Hoxha dha një tjetër version, teksa komentonte protestën sot në studion e këtij televizioni. Sipas gazetarit pamjet e vrasjes së një prej 4 protestuesve, janë filmuar nga kamera amatore, dhe dallohet qartë për shkak të cilësisë së dobët që nuk janë filmuar me kamera televizive.

“Duket që nuk janë kamera të filmuara nga një kameraman profesionist se nuk janë të cilësisë së lartë. Janë pamje nga kamera amatore”, tha Artan Hoxha.

Ndërsa në një shkrim ditën e djeshme, Karlo Bolino i merr vetë meritat e zbulimit dhe publikimit të pamjeve.

‘Nga Bari e vumë sërish në lëvizje redaksinë, thirrëm urgjentisht Artan Hoxhën, i cili kishte punuar gjithë ditën duke ndjekur incidentet, që erdhi me vrap në studio e kështu në mbrëmje vonë ai nisi të komentojë direkt, me përvojën e tij dhe syrin e tij të vëmendshëm, fotogram pas fotogrami, atë video-provë të jashtëzakonshme, që demaskonte gënjeshtrat e Sali Berishës dhe të qeverisë së tij. Berishën e kishin aq shumë frikë gazetarët, saqë për motive sigurie vendosëm të mos publikonim emrin e Vin Dajës, kameramanit autor të pamjeve’, thotë Bollino.

Hoxha me deklaratën e tij duket se e rrëzon këtë version, teksa shton se në banesën e tij ka edhe kasetat origjinale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Terror në Tepelenë, kambisti dhe gruaja e tij qëllohen me thikë, u vidhen 10 milionë lekë
Surprizat e motit, nesër shi dhe borë në këto zona »
Article Logic
Execution time: 0.013113021850586
array(1) { ["section"]=> string(111) "pamjet-i-zbulova-une-artan-hoxha-nxjerr-bllof-carlo-bollinon-jane-filmime-amatore-kam-kasetat-origjinale-149893" }